Lajme

Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, lëvizte me pistoletë në çantë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 36-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në momentin e arrestimit, këtij personi i është gjetur në çantë një armë zjarri e tipit pistoletë dhe një krëhër fishekësh. Policia bën me dije vetëm inicialet e emrit të personit të ndaluar, moshën e tij, 36 vjeç, dhe se është nga Kruja. Po ashtu, në gjendje të lirë do të procedohet miku i 36-vjeçarit, me inicialet E.M, për moskallëzim krimi.

Për rastin në fjalë, policia ka dhënë këtë njoftim:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 36-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë krëhër dhe fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit:

K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Gjatë kontrollit, policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.M.,34 vjeç, banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë