Lajme

Arrestohet 34-vjeçari në Durrës, dyshohet se ka vjedhur 13 banesa

Në sajë të operacionit policor “Periferia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave, Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Po ashtu policia ka zbardhur edhe 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit që dyshohet se janë kryer prej tij.
Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, në tentativë për të vjedhur në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet D. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ai është kapur në tentativë për të vjedhur në një banesë në lagjen nr.15 në Durrës.
Siç njofton policia, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm shtetasi në fjalë kishte vjedhur në banesën e shtetasit M. Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Dyshohet se 34-vjeçari gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.
• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.
• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.
• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E. M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.
• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Ndërkohë, policia i ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë