Lajme

Arrestohen katër persona në Shkodër, dy prej tyre ishin në kërkim

Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të mërkurë katër persona, ku dy prej tyre akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dy të tjerë, të cilët ishin shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasi: M. D, 31 vjeç, banues në fshatin Stajkë të Vau i Dejës, pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Po ashtu shtetasi A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve të shpallur në kërkim: B. M. 61 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”, si dhe shtetasi A. R. 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë