Policia e Korçës ka vënë në pranga dy prej autorëve që grabitën Katedralen e qytetit ditën e hënë.
Kështu, uniformat blu të Korçës bënë me dije se janë arrestuar dy shtetas si autorë të dyshuar të vjedhjes si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor i tyre.
Në pranga janë vënë shtetasit Joan Cigare, 23 vjeç , (i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë.
Në kërkim është shpallur shtetasi 26-vjeçar A.N., që ka qenë pjesë e grabitjes së Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, në qytetin e Korçës, ku thyen arkën e dhurimeve dhe morën paratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.