Ka ndodhur

Arrestohen dy persona në Durrës, u kapën me 28 zarfe duke blerë vota

Dy komisionerë janë arrestuar dje në Durrës për shitblerje votash. Dy personat e arrestuar janë Nard Marku, 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xhuliano Tota, 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik, të cilët janë vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Shërbimet e Policisë u informuan se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfe me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik. Do të jetë SPAK ajo që do të vijojë veprimet hetimore ndaj dy të arrestuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë