Rend dhe Ligj

Arrestohen 7 të rinj në Dibër, sekuestrohen armë e 6 motosharra

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 7 persona, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe sepse dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh:

Policia thotë se gjatë operacionit “Soponika” është gjendur i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin ata qëlluan në ajër.

Në pranga kanë përfunduar K. C., 23 vjeç, banues në Arras;

S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;

A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;

Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;

D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;

G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;

T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Sic njofton policia, këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë