Rend dhe Ligj

Arrestohen 3 shtetas shqiptarë për mos vetëkarantinim e kalim të kufirit ilegalisht

Policia e Shtetit njoftoi sonte se ka arrestuar tre shtetas në flagrancë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit".

Të arrestuarit, sipas njoftimit të policisë, janë ndëshkuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Shtetasit ishin paraqitur më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës e pasi ishin njohur me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Sipas Policise, nisur dhe nga situata aktuale e pandemisë, këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur me veprimet e tyre detyrimet që u lindin në bazë të kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse. Shtetasit e arrestuar në flagrancë jane; G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë