Rend dhe Ligj

Arrestohen 2 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë për disa vepra penale

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për disa vepra penale të ndryshme.

Policia thotë se është vënë në pranga një 55-vjeçar me inicialet Q. S, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje pasi Gjykata e Shkallës së Parë i kishte caktuar masën “arrest me burg”.  

Një tjetër shtetas me inicialet B. Xh, 39 vjeç banues në Shijak u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër është proceduar një 40-vjeçar me inicialet L. L, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik dy persona të tjerë.

Kurse një 21-vjeçar me inicialet E. Sh u procedua pasi në rrugën “Ali Demi”, teksa drejtonte automjetin pa leje drejtimi përplasi një automjet dhe bëri dëshmi të rreme pasi prezantoi pasagjerin si drejtues të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë