Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për arrestimin e Arbër Çekajt, me anë të një fotografie në faqen e saj zyrtare në Twitter. Ambasada e SHBA vlerësoi operacionin e përbashkët Shqipëri- Gjermani për arrestimin e 38 vjecarit.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Arber Çekajt u publikua disa orë pasi ambasadori amerikan Lu, kërkoi mbështetjen e shoqërisë civile për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, ku mes tyre përmendi edhe emrin e Arbër Çekajt.
38 vjecari Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last snow” mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e tij në Maminas të Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.