Lajme

Arrestimet, Policia dhe Prokuroria: Janë goditur 4 grupe kriminale

Policia dhe prokuroria kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët dhe kanë bërë me dije për mediat të dhënat për grupet kriminale që janë goditur.

“Pas hetimeve për 2 vite, grupi kriminal vepronte në disa qytete në trafik droge, por edhe korrupsion në disa institucione. Ka të dhëna për disa grupe kriminale që kanë vepruar në Shqipëri, Gjermani, Holandë, Angli, Itali, etj.

Personat kryenin aktivitet kriminal në disa qytete të ndryshme. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kryenin dhe korrupsion në institucione të ndryshme. Janë lëshuar masa e arrestit për 44 persona dhe kontroll në banesat e tyre. Operacioni u shtri në 12 qytete nga Hasi në Sarandë. Janë goditur 4 grupe kriminale.

Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për t’i lënë në masën arrest me burg”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.  

Gjatë ditës së djeshme u arrestuan dhe dy ish-deputetë socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe Altin Isaraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë