Ka ndodhur

“Grupi i Tires”, arrest me burg për 45 ditë për 3 infermieret dhe sanitaren

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për infermieret dhe sanitaren e arrestuar që kishin ngritur skemën kriminale tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Gjykata e ka lënë këtë afat për shkak se i kërkon Prokurorisë të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldervishi.

Po ashtu Gjykata kërkon nga prokurori i çështjes prova të tjera për veprat penale që akuzohen.

Prokuroria e Tiranës kërkoi “arrest me burg” për 3 infermieret dhe sanitaren tek “Shefqet Ndroqi” që kishin ngritur një skemë kriminale bashkë me sanitaren Tire Alldervishi.

Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat.

Të gjitha punonjëset e “Shefqet Ndroqit”, të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi, e cila duke u hequr si infermiere i zhvati familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj.

Më pas erdhën dhe 4 arrestimet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë