Vende dhe Udhetime

Arratisje nga teknologjia

Nga njoftimet e pavenda në email-e te shpërndarja e vazhdueshme e mediave sociale, teknologjia është një mik i gjithëpranishëm në tryezat tona të darkës, në hapësirat e mbledhjeve në zyrë si edhe në bisedat mëngjesore. Madje e gjen tinëz rrugën edhe në përvojat që mendohen të jenë çlodhëse dhe rigjallëruese, si pushimet. Ndërsa pajisjet elektronike mund të na ndihmojnë pa dyshim në disa telashe udhëtimi, mund të jetë një çlirim t’i ikësh telefonit apo kompjuterit. Nëse po kërkon të presësh fijet digjitale për udhëtimin tjetër hidhu një sy këtë vendeve ku nuk ka valë...

Xhungla Rawah, Vargmali Medicine Bow, Kolorado

Kjo xhungël pushon brenda pyllit kombëtar Rusvelt dhe mbulon afro 78 mijë akra të maleve, liqeneve akullnajore dhe livadheve. Ndërsa ngjitesh në këtë mrekulli natyrore, nuk do e humbësh shërbimin telefonik. Do të duhesh të fushosh në këtë pyll të mbrojtur ndaj planifiko të marrësh gjithçka të duhet, por jo tabletin apo kompjuterin dhe zbuloje zonën më këmbë, duke qenë se edhe biçikletat janë të ndaluara.

Lugina Halawa , Molokai, Havai

Një rrugë të prin nga ishulli Molokai drejt luginës Halawa, ku vizitorët mund të ngjiten te ujëvarat Moa’ula. shërbimi telefonik është thuajse jo ekzistent në skajet e ishullit. Nuk ka fluturime direkte drejt këtij ishulli, ndaj duhet të kapësh një fluturim nga Honolulu apo Maui. Kjo përpjekje shtesë nevojitet për të arritur në Molokai , si një indikacion për largësinë e tij teknologjike, ndaj planifiko ta heqësh spinën kur të shkosh atje. Harro të lidhesh me pjesën tjetër të botës dhe fokusohu të lodhesh me bukurinë natyrore dhe historinë e pasur të ishullit.

Manastiri Kopan, Katmandu, Nepal

Ndërsa është e lehtë të përdorësh një celular në Nepal, qëndrimi në këtë manastir nuk kërkon një kartë Sim ndërkombëtare. Fokusi i komunitetit Katmandu është te përshpirtja dhe të jetuarit të çastit. Udhëtarët mund ta vizitojnë për ditën, të rezervojnë një qëndrim privat apo të regjistrohen për një kurs disa ditor në budizëm. Qëndrimi i lidhur me botën digjitale nuk inkurajohet në manastir. Ka një internet cafe në mjediset e manastirit që të ftuarit për qëndrime private mund ta përdorin për email-e apo fotokopje por nuk ka wi-fi.

Rezervati natyror Hornstrandir , Islandë

Në majën verilindore të Islandës, ky rezervat ofron peizazhe të virgjra natyrore si për vizitorët ditorë ashtu edhe për ekskursionistët që eksplorojnë vendin. Eksplorimi nuk është i lehtë; duhet të mbërrish me traget dhe ecja është i vetmi mjet transporti me të mbërritur në këtë terren, por do të shpërblehesh me brigje deti të zbrazëta, lugina në gjelbërim dhe rrëpira. Duke qenë se rajoni është kaq i izoluar, nuk do të mundesh të gjesh valë telefonike apo internet. Mos u mërzit, pasi do të jesh i zënë duke ngjitur kodrat e vështira dhe të mbërthesh pamje të mahnitshme të Ngushticës së Danimarkës. Në vend të kontrollosh mesazhet, hidhi një sy larmisë së specieve të zogjve që jetojnë në këto shkëmbinj bregdetare dhe dhelprat e mbrojtura të Arktikut që bredhin fushave.

Parku Kombëtar Kakadu, Australi

Ky park, i emërtuar si zonë e mbrojtur nga UNESCO më 1981-shin, është një mrekulli natyrore dhe kulturore- shtëpi të artit antik, një pasuri ekosistemesh dhe disa nga peizazhet më të ruajtura në pjesën veriore të vendit. Vizitorët që kërkojnë për një përvojë origjinale australiane mund të ngjiten nën ujëvarat që përplasen, të pikasin krokodilë të ujërave të kripur apo të bëjnë një tur kulturore me një guidë vendase aborigjene. Ka pak dhe aspak mbulim celular në këtë park, ndaj është e lehtë të shmangësh mesazhet apo telefonatat që të prishin pushimet. Megjithëse disa bujtina në rajon ofrojnë wi-fi, mund të shmangësh tundimin digjital duke marrë me vete një tendë ku mund të flesh në disa prej terreneve për kamping, që mund të rezervohen me të vajtur.

Ishujt Falkland

I lini pajisjet elektronike në shtëpi dhe eksploroni Ishujt Falkland,  të populluar me pinguinë të Amerikës së jugut. Arkipelagu qëndron afro 400 milje në lindje të kontinentit të Amerikës Jugore dhe është shtëpi e 200 specieve të zogjve, qindra mijëra pinguinësh dhe një popullsie njerëzore me më pak se 300 mijë banorë. Ndërsa vendasit ia dalin të qëndrojnë të lidhur me teknologjinë, nuk ka gjasa të kesh të njëjtin fat kur e viziton. Sidoqoftë do të jesh aq i fokusuar me jetën e egër duke parë mundësitë, sa do të harrosh që nuk po të vijnë njoftime e-mailesh. Nga luanët e detit që pushojnë në plazhet ranore te kolonitë e albatrosëve vetullzinj në shkëmbinjtë veriperëndimorë, ishujt u ofrojnë vizitorëve një shans unik për të përjetuar florën dhe faunën e vet nga afër. Dhe e vetmja pajisje elektronike që do ët kesh nevojë është aparati fotografik.

*Lindsay N. Smith/ National Geographic


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë