Një shqiptar është arratisur nga burgu i Tiranthias të Nafplion në Greqi. Bëhet fjalë për një burg ku të burgosurit punojnë, por njëkohësisht janë edhe të ‘lirë’.
I arratisuri është një 30-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte dalë nga qelia, për të kryer disa punë dhe nuk është kthyer më brenda.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të shqiptarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.