Bota

Armeni, separatistët njoftojnë shpërbërjen e Nagorni Karabakut. Ikën gjysma e popullsisë

Gazeta Si - Lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakh është në një pikë kthese. Republika e vetëshpallur separatiste armene e Artsakhut do të pushojë së ekzistuari nga viti 2024.

Dekreti i lëshuar nga udhëheqësi i enklavës armene në territorin e Azerbajxhanit shpall shpërbërjen "e të gjitha institucioneve dhe organizatave qeveritare nga 1 janari 2024".

Me fjalë të tjera: Baku ia arriti qëllimit: fitoi, me dhunë, presion dhe armë. Mosmarrëveshja e pafund midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila filloi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe vazhdoi në dekadat në vijim, pëson një përshpejtim vendimtar.

Një tragjedi humanitare, e cila shkaktoi mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra armenë të zhvendosur (mbi 65 mijë) që jetonin në rajon, legalisht në territorin e Azerbajxhanit, që janë sa gjyma e popullsisë në këtë rajon.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan foli për "spastrim etnik" dhe shkelje të një territori të pretenduar për vetëvendosje nga populli armen.

Më shumë se 65 mijë armenë kanë ikur prej Nagorno-Karabakut për në Armeni, ka thënë të enjten Jerevani, teksa vazhdon eksodi në këtë rajon të shkëputur.

Azerbajxhani e ka nën kontroll të plotë Karabakun prej javës së kaluar, pas një ofensive disaorëshe.

Deri në mëngjesin e së enjtes “65.036 persona të zhvendosur me forcë kanë kaluar në Armeni prej Nagorno-Karabakut”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë armene Nazeli Baghdasaryan, përmes një deklarate.

Rreth 120.000 armenë etnikë vlerësohet se kanë jetuar në këtë territor deri në nisjen e ofensivës së Bakusë.

“Shteti është duke ofruar qendra banimi për të gjithë ata që nuk kanë strehim”, ka shtuar ajo.

Mosmarrëveshja e Nagorno-Karabakut është një histori e gjatë, e cila deri më tani është perceptuar si paksa ekzotike nga shumë perëndimorë.

Megjithatë edhe atje kriza, si në Ukrainën fqinje, është përkeqësuar deri në atë pikë sa ka çuar në luftë, me SHBA-në, Rusinë dhe Turqinë të vendosura të ushtrojnë ndikimin e tyre në rajonin e Kaukazit.

I njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, Nagorni-Karabaku– i ndarë nga Bakuja para tri dekadave - ka qenë në qendër të dy luftërave mes dy popullsive, armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve kryesisht myslimanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë