Lajme

Armë zjarri në shtëpi, arrestohet 50-vjeçari në Paskuqan

Policia e Kamzës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 50-vjeçar.
Policia thotë se është në pranga shtetasi me inicialet I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan të Kamzës, pasi mbante armë në banesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë