Ka ndodhur

Armë zjarri dhe fishekë në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Fushë Arrëz

Policia e Pukës ka vënë në pranga një 67-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi J. D, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe qindra fishekë. 

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se e shtetasi J. D. 67 vjeç mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë policia ka ushtruar kontroll  në banesë. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë