Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas (babë e bir) për armëmbajtje pa leje, duke u konfliktuar në këtë mënyrë edhe me të tjerët.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
F. N. 52 vjeç, banues në Pllanë - Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
D. N. 21 vjeç, banues në Pllanë - Lezhë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Po ashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: E. N. 37 vjeç dhe B. B. vjeç 26 , banues në Pllanë - Lezhë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.
Siç njofton policia, shtetasi D. N. dyshohet se në fshatin Pllanë - Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit, e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B. B. dhe E. N.
Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.