Ka ndodhur

Armë në makinë, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza dhe 2 shokët nga Tirana

Policia e Bulqizës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar tre të rinj.

Policia thotë se është në pranga shtetasi Denion Fiku, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë