Lajme

Armë, municione e kanabis në shtëpi, pranga 25-vjeçarit në Vlorë

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri, municione luftarake, motorë për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund të Vlorës.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehra pistolete dhe kallashnikovi.
  • 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
  • 3 motorë për mjete ujore me 300 kë fuqi,
  • 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
  • 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve'', parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë