Lajme

Armë dhe drogë në makinë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur tre pako kokainë dhe një armë zjarri pistoletë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e rendit të Komisariatit të Policisë Nr.3, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Pistoletë.

Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip “Renault”, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

 Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet.  Në pranga kanë rënë shtetasit, Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë si dhe Gerard Ramaliu. Atyre iu sekuestrua një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, 2 aparate celularë si dhe një automjet tip “Renault”.

Kontrollet të tilla do të vazhdojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë për parandalimin e grupeve kriminale si dhe rritjen e parametrave të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë