Vende dhe Udhetime

Arkitekturë hyjnore: Kishat më mahnitëse të Amerikës (fotogaleri)

Kishat në Amerikë janë shumë të vjetra. Kanë kaluar rreth 400 vjet që nga ndërtimi i kishës së parë, që quhet San Miguel dhe ndodhet në qendër të qytetit Santa Fe.

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtëpia e një sërë kishave, duke nisur që nga më e madhja në botë , edhe pse ka banorë nga qytetërime të ndryshme. Numri i saktë i kishave arrin deri në 300.000 dhe duke u krahasuar me katedralet e vjetra në Europë dhe kishat e lashta në etiopiane, kishat në Amerikë janë më të mëdhatë dhe më të bukurat. Kështu që, ia vlen të bëni një udhëtim për të parë të gjitha këto kisha të mrekullueshme.  

Bazilika e Katedrales së Shën Luigjit në Misuri

Mbi 41 milion pllaka me ngjyra të ndryshme shkëlqejnë në të gjithë bazilikën e Katedrales së Shën Louis, një nga koleksionet më të mëdha në botë të vendeve mozaik. E ndërtuar ndërmjet viteve 1907 dhe 1914, bazilika romane dhe ajo bizantine është një mrekulli në çdo këndvështrim të saj.

Katedralja e Shën Patrisit, Nju Jork

Duke mirëpritur mbi 5 milion njerëz çdo vit, Katedralja e Shën Patrisit përmban dy dizenjo të veçanta, një dritare të madhe trëndafilash, mbi 2800 dritare qelqi me ngjyra dhe 21 altarë.

Kisha ndërkombëtare e Uashington

Mozaikë, xhami të mëdhenj, skulptura dhe 80 ndërtesa të vogla që mbushin Kishën e madhe të Uashingtonit është një nga kishat më të mëdha në Amerikën e Veriut.

Kapela e Kryqit të Shenjtë, Sedona Arizonë

Skulptori Marguerite Brunswig Staude fillimisht kishin si synim të ndryshonin kapitullin e ndërtimit të kishave si në vitin 1950. E ndërtuar me xham dhe beton kjo kishë është tepër e veçantë dhe zakonisht vizitorët shkojnë të hënave për të ndezur një qiri e për të thënë lutjet e tyre.

“Kisha e qelqit” ndodhet në Rancho Palos Verdes, California

E krijuar nga arkitekti Frank Lloyd Wright Jr dhe djali i tij Eric, kjo kishë është me mure prej xhami dhe është cilësuar nga vizitorët si një vend paqeje. Merrni kohë dhe vizitojeni këtë vend reflektimi.

Katedralja-Bazilika e Shën Luigjit, Los Angelos

E ndërtuar për herë të parë në vitin 1727 dhe njihet si monumenti më i famshëm në Sheshin Jackson të Nju Orlans, gjithashtu edhe katedralja më e vjetër në SHBA. Dhjetë dritaret e qelqit me ngjyra të ndryshme tregojnë momente nga jeta e mbretit të Francës, St. Louis IX.

Katedralja e Shën Gjon Pagëzuesit, Xhorxhia.

Shkrimtari i famshëm grotesk, Flannery O’Connor u rrit në sheshin e Katedrales së Shën Gjon Pagëzuesit, një ndër kishat gotike më të famshme në Amerikë. Kisha në brendësi përmban katër altarë me mermerë italianë, të cilët janë rrethuar nga tavane me yje blu dhe 700 dritare austriake me ngjyra.

Kisha e Shën Josaphat, Milwaukee

E ndërtuar nga materialet e mbetura të Zyrës së Postës dhe zyrës  së doganës së Chicikagos, bazilika e shekullit të 19-të shërben si qendra më e madhe e të krishterëve në Amerikën e Veriut. Për vizitorët është e hapur çdo të diel.

Katedralja e Sakramentit të Bekuar, Kalifornia

E ndërtuar nëpërmjet viteve 1848–1855, Katedralja e Sakramentit të Bekuar është një nga katedralet më të mëdha në perëndim të lumit Misisipi.  Shandanët që qëndrojnë mbi altarin e kishës mbështeten tek një tavan i ndërtuar me rreth 2000 pllaka në ngjyra të ndryshme.

 Katedralja e Shën Gjonit Hyjnor, Nju Jork

Kisha e Shën Gjonit Hynor, nuk është vetëm një ndër katedralet më të mëdha në botë, por në brendësi të saj do të gjejmë ende një sërë shërbimesh, si organo që krijojnë muzikë për vizitorët, një kuzhinë me kapacitet për të ushqyer 25.000 persona dhe një laborator të krijimit të tekstileve me famë botërore.

Katedralja e Krishtit të ndriçuar, Oakland

E ndërtuar prej çeliku, trarë bredhi të lëmuar  dhe një mijë dritare të mëdha dhe mbi altar gjenden 94.000 vrima të vogla ku mund të futet dielli e kështu formohet hija e Krishtit brenda kishës.

Kisha Greko-Katolike e Shën Joseph the Betrothed, Çikago

Kisha Katolike Greke ka një model tradicional Bizantin me trembëdhjetë kupola ari dhe ikonografi të punuar me dorë. Gjithashtu, muret janë të veshura me artefakte të ndryshme.

Kisha Katolike e Shën Gjonit Baptist,Teksas

Kisha e famshme të pikturuara në Teksasin Qendror, të cilat mbajnë një sërë artefaktesh shumë të rëndësishme dhe të bukura, të gjitha të pikturuara me dorë, si dhe dritare xhami me ngjyra të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë