Trend

Ariana Grande prezanton trendin e ri të flokëve

Këngëtarja simpatike u ka thënë lamtumirë flokëve të gjata, me të cilat ajo është karakterizuar gjithmonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale , të bërë një ditë më parë, këngëtarja 24 vjeçare shfaqi new look-un e saj të ri. Këngëtarja ka zgjedhur prerjen e flokëve me model “A-line”. Është një prerje që aktualisht flokët janë më të shkurta nga prapa dhe më të gjata në pjesën e përparme, dhe mund të përshtatet me gjatësinë dhe cilësinë e dëshiruar. Prerja e flokëve “A-line” zakonisht duket sikur një prerje “Bob style” që fillon në mes të majës së qafës dhe supeve.

Është më e shkurtër në perimetrin e pasmë dhe gradualisht shtrihet më gjatë në pjesën e përparme. Kjo është hera e parë që këngëtarja ka eksploruar më flokët e saj, dhe duhet thënë se edhe më këtë ndryshim që ka bërë , ajo duket mjafte këndshme.

https://www.instagram.com/p/BqOJmzmgNtl/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë