Libra

Ariana Grande dhe të famshëm të tjerë denoncojnë ndalimin e librave për komunitetet e margjinalizuara

Artistë të famshëm si Ariana Grande, Gabrielle Union dhe Guillermo del Toro janë mes 175 krijuesve të Hollywood-it, që kanë nënshkruar një letër të hapur të publikuar të martën e 19 shtatorit, duke denoncuar tendencën e fundit për të ndaluar librat me përmbajtje të njerëzve me ngjyrë dhe komunitetit LGBTQ+ në shkollat në të gjithë Amerikën.

Letra, e mbështetur nga drejtuesi i “Reading Rainbow”, LeVar Burton dhe organizata “MoveOn Political Action”, thekson se “sjellja kufizuese” dhe “efekti ftohës” i ndalimeve të librave kanë “fushën më të gjerë krijuese” dhe se si ato janë “në kundërshtim me fjalën dhe shprehjen e lirë”, shkruan HollywoodReporter.

“Ne nuk mund të theksojmë mjaftueshëm se si këto përpjekje censuruese nuk do të përfundojnë me ndalimin e librave”, thuhet në letër.

“Është vetëm një çështje kohe përpara se ideologët regresivë, shtypës të zhvendosin fokusin e tyre drejt formave të tjera të artit dhe argëtimit, për të çuar më tej sulmet dhe përpjekjet e tyre për të margjinalizuar komunitetet e margjinalizuara, veçanërisht njerëzit e komunitetit LGBTQ+”, thuhet më tej.

Sipas mediumit, nënshkruesit e përfunduan letrën duke shkruar se ata “refuzojnë të qëndrojnë të heshtur pasi një fushë krijuese i nënshtrohet ndalimeve shtypëse” dhe se ata “do të bashkohen së bashku, sepse një kërcënim për një formë të artit është një kërcënim për të gjithë”.

“Është e turpshme që ne po i ndalojmë librat në këtë vend, në këtë kulturë, në këtë kohë. Dhe është e rrezikshme që një grusht individësh të vendosin që çdo libër me njerëz me ngjyrë dhe queer është përçarës”, shtoi Burton.

“Ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen me ne për të ngritur zërin e tyre për të mbështetur lirinë artistike, për të përqafuar historinë multikulturore dhe për të ndalur njëherë e përgjithmonë ndalimin e librave”, tha ai tutje.

Nënshkruesit e tjerë përfshijnë Mark Ruffalo, Billy Porter, Chelsea Handler, Constance Wu, John Leguizamo, Christie Brinkley, Busy Philipps, Andy Cohen, Sarah Paulson, Sharon Stone, Judd Apatow, Alyssa Milano, Zooey Deschanel, Patton Lyonne, Margaret Cho, Ava Max, Ron Perlman, Bill Nye, poetja Amanda Gorman dhe autorët Margaret Atwood dhe Judy Blume.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë