Treg

Ari digjital shkëlqen më pak se dikur, por e ardhmja s’dihet ende

Një profesion në zhdukje, apo ose në mes të një përzgjedhjeje të shëndoshë darviniane? 

Rënia drastike e çmimit të Bitcoin, që prej maksimumit të fund të 2017-ës ka humbur 82%, po vendos me shpatulla pas murit shumë “minatorë”: që do të thotë ata, të cilët me kompjutera gjigandë dhe me një konsum të madh energjie elektrike, “gjejnë” Bitcoin.

Sipas një studimi të JP Morgan, ky aktivitet nuk është më i leverdisshëm: për të nxjerrë vetëm një shpenzohen mesatarisht 4.060 dollarë, kosto shumë më e madhe krahasuar me çmimin aktual të kriptovalutës që dy ditë më parë kuotothej në 3.414 dollarë. Edhe të dhëna të tjera nga Blockchain.com, duket të probagandojë aktivitetin e “minatorëve” si një aktivitet që po merr veten pas një rënie në muajt e kaluar: fuqia e tyre kompjuterike në nivel botëror, pasi u zvogëlua, së fundi i është kthyer rritjes.

Kjo do të thotë që “minatorët” po i kthehen “nxjerrjes”. E që Bitcoin, pavarësisht rënies së çmimit, ende ka një ushtri njerëzish që investojnë në super-kompjutera dhe në energji për ti gjetur.

Të nxjerrësh bitcoin kushton 4 mijë dollarë

Ky aktivitet ishte shumë fitimprurës kur Bitcoin vlente mbi 10 mijë dollarë: sepse kostoja për të nxjerrë një Bitcoin ishte shumë inferiore. Ishte vërtet një minierë me vlerë kur bitcoin vlente 18 mijë dollarë e fluturonte drejt 20 mijëve. Por aktualisht marzhi është shumë i vogël. Përkundrazi: tanimë në shumë pjesë të botës janë negative. Kjo sepse,sipas llogarive të JP Morgan, kushton 4.060 dollarë “të nxjerrësh” (edhe pse ky term teknikisht nuk është i saktë) çdo Bitcoin.

Ku është me leverdi ende

Ajo që u përmend më sipër është kostoja mesatare, që derivon në pjesën më të madhe të rasteve nga çmimi i energjisë elektrike për të cilin paguhet në vende të ndryshme të botës. Në disa vende është ende me leverdi të “nxjerrësh”: për shembull në Kinë, ku kostoja e nxjerrjes – gjithmonë sipas llogarive të JP Morgan – është rreth 2.400 dollarë. Këtu qëndron çështja, që ka evituar zhdukjen e minatorëve. “Me rënien e çmimeve të Bitcoin, minatorët që nuk kanë qenë efiçentë, u është dashur të fikin makinat, meqënëse askush nuk vazhdon të zhvillojë një punë që rezulton me humbje -vëren Ferdinando Ametrano, drejtor i Digital Gold Insititute dhe profesor i Bitcoin në Universitetin Bicoça në Milano-.por konkurrueshmëria në këtë fushë është e atillë që me shumë mundësi të kenë hyrë në lojë lojtarë të rinj ose disa dyresh prej atyre që janë tërhequr kanë hapur miniera të reja në zona ku është më me leverdi ky aktivitet. Dhe rimëkëmbja në rritjen e fuqisë kompjuterike konfirmon empirikisht se ka ende marzh të fitimit.”
Për këtë, në këndvështrimin e tij, fuqia kompjuterike e minatorëve në botë po rimëkëmbet, pas rënies së fortë: sepse me shumë mundësi sektori ka ecur përmes një selektimi darvinian. Ari digjital, sot shkëlqen shumë më pak se një herë e një kohë. Por ndoshta është shpejt për të thënë se nuk shkëlqen më.

*Burimi: Ilsole24ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë