Lajme

Argjentina fluturon me Lautaron, ia del edhe Kili

Argjentina ia del edhe në çerek finale fal një njeriu që po i mrekullon të gjithë, Lautaro Martinez. “Ylli” i Inter ishte sërish vendimtar në ndeshjen e së premtes përballë Venezuelës me golin e tij që në minutën e 10, që i hapi rrugën një dominimi deri në fund të kombëtares argjentinase. Edhe Klili ia doli që të sigurojë një biletë gjysmë finalisti në sfidën përballë Kolumbisë, vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

https://twitter.com/WasimKh51097422/status/1144687898429677569

Ndeshja në mitikun Marakana pa një Argjentinë që u fut në lojë me misionin e vetëm që mos të gabonte. Mesi në regji, iu kishte lënë hapësirë më të madhe Aguerros dhe Lautaros. Të dy kombinoheshin mirë para dhe pas golit, duke e mbajtur Venezuelën nën një presion të vazhdueshëm deri në fund të ndeshjes, ku erdhi edhe goli i dytë. Argjentina tashmë në gjysmëfinale do të ketë një finale të parakohshme, ku përballë janë vendasit e Brazilit. Të dyja kombëtaret amerikano latine nuk janë në ditët e tyre më të mira, por sërish nuk duan që ky trofe t’ju ikë nga duart, aq më pak Lionel Mesit.

Sakaq edhe çerekfinalja tjetër e mbrëmjes mes Kolumbisë dhe Klilit ka dhuruar emocione të forta. Të dyja ekipet me cilësi përafërsisht të njëjta, e kërkuan dhe luftuan deri në fund për një biletë gjysmë finalisti. Por nga penalltive Vidal me shokë ishin më të saktë, duke fituar 4-5. Në gjysmëfinale, Kili do të ndeshet me fituesen e çiftit, Uruguaji – Peru, që luhet sonte në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë