Politike

Ardian Isufi dorëhiqet nga PD: Janë ngushtuar hapësirat për elitat, po kthehemi në kopje të partisë-shtet

Ardian Isufi një prej koordinatorëve kombëtarë në PD-së për Artin që nuk u fut në listën përfundimtare të anëtarëve për Këshill Kombëtar ka dhënë dorëheqjen nga angazhimet partiake.   

“I zhgënjyer dhe me keqardhje, sot (20 Korrik) jam i bindur të tërhiqem nga PD dhe angazhimet e mia ndaj saj. Me fisnikëri mendoj të vazhdoj rrugën time politike si i pavaruar. Jashtë një strukture partie që vetëm i kam shtuar vlerat me imazhin tim si person publik!

Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një ‘alternative të re të djathtë’ për sinergji dhe marrëdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!”, shkruan Isufi në deklaratën e dorëheqjes.

Isufi e sheh problematikën në PD si komplekse, duke nënvizuar se situatën aktuale në PD nuk e ka prodhuar vetëm Basha.  “Por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo anëtarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një ‘klani me tipare arkaike’ mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie... shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: ‘është bërë bishti më i rëndë se sqepari’

Kuptohet që edhe ‘hienat’ e Universitetit të Arteve pranë PD-së e kanë realizuar me malinjitet të plotë përfoljen mbi figurën time, sepse thënë thjesht: ‘mediokriteti nuk e pranon risinë"

Duke përmendur kontributin e tij ndër vite ne PD për Artin pas marrë asnjë mbështetje në këmbim, Isufi ka arritur në një konkluzion.   

“Më në fund tashmë kam kuptuar se janë ngushtuar hapësirat për elitat, në një parti që kohë mē parë ishte elitë!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë