Ka ndodhur

Ardi Veliu firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me kreun e Doganave: Do të luftojmë krimin e organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Genti Gazheli, në praninë e Oficerit të Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë, Alen Perušič, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve për “Dhënien e së drejtës së aksesit në sistemin elektronik SIENA”.

Policia e shtetit shkruan: “Tashmë, si vend kandidat për në BE dhe pjesëtar për në Europol, do të kemi mundësinë që si dy agjenci të zbatimit të ligjit, të kontribuojmë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

Sipas policisë, duke shkëmbyer informacionet, vendi ynë do të ketë mundësi të luftojë krimin e organizuar dhe terrorizmin.

“T’i japim një goditje më të fortë luftës kundër krimit ekonomik dhe gjithë krimit të organizuar në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për mediat.

“Në radhë të parë më lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për gatishmërinë e bashkëpunimit mes institucioneve  tona. Shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, është shumë i rëndësishëm përcaktimi i rregullave dhe procedurave të ushtrimit të së drejtës së aksesit në sistemin elektronik “SIENA” dhe bashkëpunimi në mënyrë të ndërsjellë për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit dhe zbatimit të rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave dhe të aksesit nga DPD. Ky bashkëpunim mbron  interesin publik dhe interesat e tjerë të ligjshëm të personave, të dhënat e të cilëve janë objekt i kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Gent Gazheli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë