Futboll

Arbitrat dhe VAR-i në Itali janë një kaos total, polemika nga të gjitha palët

Gazeta Si – Të tjera episode u shtohen polemikave të mëdha që filluan disa ditë më parë, kur VAR nuk ndërhyri për një goditje me bërryl të Bastonit të Interit në një aksion që përfundoi me golin e fitores për kryesuesit e Serisë A. Dy ndeshjet të Kupës së Italisë të luajtura të mërkurënn kanë vënë nën akuzë arbitrat dhe VAR-in.

Dhe për ta ankohen të gjithë. Mourinjo shpërtheu për penalltinë e akorduar në favor të Lacios në derbi, pasi ishte ajo që vendosi ndeshjen. Në ndeshjen Milan-Atalanta më pas pati tre episode të diskutueshme. Atalanta peretendoi për penallti dhe trajneri Gasperini u ndëshkua me të kuq për protesta.

Episdoi më i diskutuar ishte penalltia për Ataalntën, që sipas specialistëve të gjykimit në Itali nuk ishte. Graciano Çezari u shpreh: “Mbrojtësi i Milanit prek topin dhe i ndryshon drejtimin. Nga pamjet shihet si ai më pas nuk e prek lojtarin kundërshtar që hidhet në zonë. Nuk e kuptoj pse nuk ndërhyn VAR-i, që ka disa pamje, ngadalësim, zoom. Pse?”

Reagime të forta pati nga trajneri Pioli dhe Leao e lojtarë të tjerë në rrjetet sociale. Te Milani pretendojnë edhe për një prekje me dorë në zonë në fundin e ndeshjes, që nuk u konsiderua penallti nga arbitri Di Belo, shumë i kontestuar për vendimet e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë