Futboll

Arabia hap edhe merkaton e arbitrave, afron paga dyfish më të larta se në Europë

Gazeta Si - Saudi Pro League është gati të marrë në kampionatin e saj ‘bilbilat’ më të mirë europianë. Kuptohet, duke afruar paga më të larta.

Muajt e fundit Arabia Saudite është kthyer në vend qendror për futbollin botëror. Pasi kanë marrë kampionë të mëdhenj, si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Nejmar, sheikët janë gati për të afruar edhe arbitrat më të njohur ndërkombëtarë.

Arbitri anglez, Majkell Olivier. Gazeta Si, 28 shtator 2023

Sipas "The Times", Saudi Pro League po përpiqet të bindë disa arbitra anglezë për të drejtuar ndeshjet e kampionatit elitar, duke hapur kështu një derë për një merkato që nuk është parë deri më tani.

Në shënjestër nuk janë vetëm arbitrat anglezë, por edhe kolegë të tyre europianë, që më parë kanë shkuar në gadishullin arab për të drejtuar ndonjë miqësore. Diferencën edhe në këtë rast e bën faktori ekonomik. Majkëll Olivier, vetëm për të arbitruar ndeshjen mes Al Hilal dhe Al Nasr, ka përfituar 3.471 euro, më shumë se në Europë.

Ai udhëtoi me ‘business class’ deri në Rijad, ku u pagua me dyfishin e shpërblimit për një ndeshje të Premier Ligës. Gjatë një viti pagesat për një arbitër shkojnë në total nga 139.000euro në 347.000 euro. Standardi arbitrar në Arabinë Saudite së fundi është vënë në diskutim.

Mark Clattenburg

Ish-arbitri i Premier Ligës, Mark Clattenburg, ka pohuar se arbitrat e vëzhguar prej tij në vitet 2017 dhe 2018 "nuk kanë plotësuar standardet bazë dhe nuk kanë kuptuar mirë rregullat e lojës".
Nëse bisedimet, që tani janë në fazën fillestare, mbyllen me sukses, do të hapej një front i ri për botën futbollistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë