Treg

Apple ul çmimet e iPhone: Strategjia e re pas pikiatës

Me tregun e smartphone-ve në rënie, Apple po zhvendoset në mënyrë të dukshme tek vlerësimi i eksperiencës që përdoruesit bëjnë me aparatët e tyre, jo vetëm në kufijtë e harduerit.
Vëmendja e analistëve ishte e përqëndruar tek çmimet e reja të iPhone. Pas shumë viteve rritjeje të qëndrueshme, ku një moment i rëndësishëm që tejkalimi i 1000 dollarëve për një iPhone X, këtë herë çmimi mesatar i modeleve që përfaqësojnë evolucionin e atyre të vjeshtës së kaluar bie. Vihet re në grafik (çmimet janë për SHBA-të, në dollarë).

Modelet më të reja të gamës të sapo publikuar iPhone Pro e iPhone Pro Max kanë një çmim fillestar respektivisht 1.189 euro dhe 1.289 euro, në bazë të gigave shkon, 1.589 e 1.689 euro, saktësisht si një vit më parë me Xs e Xs Max. Modeli “bazë” iPhone 11, vjen me një çmim të ulët krahasimisht me kushëririn iPhone Xr: nis nga 839 euro kundër 889 euro të versionit të kaluar kur debutoi për herë të parë.

Jo vetëm: tashmë Xr, ashtu siç ishte parashikuar, korrigjon çmimin me ulje, por në 739 euro: një ulje me 150 euro është shumë krahasuar me traditën e Apple. Zbret me 150 euro edhe iPhone 8, që sot kushton 559 euro. IPhone-ët e vjetër bien ende më shumë.
Për të mos folur për Apple Watch: seria 3 nis nga 249 euro.

Janë sigurisht çmime ende të larta, por iu afrohen shumë konkurentëve e sidomos kthejnë kurbën drejt rritjes.

Me tregun e smartphone-ve në rënie prej disa vitesh dhe vlerësimet në rënie gjithashtu për 2019 (Idc spritet -2,2%), Apple kërkon në këtë mënyrë të bindë sa më shumë përdorues, edhe pse ndërkohë strategjia po zhvendoset në mënyrë të dukshme mbi vlerën e eksperiencës që përdoruesit bëjnë me aparatin e tyre.

Hedhja në treg e Tv+, me seri të tv origjinalë Apple, me 4,99 ka befasuar tregun. Është një kosto shumë më e ulët se Netflix e Disney e parashikon përdorimin e 6 ekranëve në të njëjtën kohë për familjen. I njëjti çmim edhe për Arcade, për videolojërat. Të dyja kushtojnë gjysmën krahasuar me Apple Music e Apple News.

Bursa duket se ka vlerësuar pozicionin strategjik të Apple mbi çmimet. Në Wall Street, aksionet janë rritur me 1,18%, ringritja ditore më e madhe prej nëntorit. Ka qenë pozitive edhe e pardjeshmja, me kapitalizimin që kthehet në mbi 1 miliard dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë