Lajme

Apple tërheq nga tregu laptopët Macbook 15 ing, nuk janë të sigurtë

Gjatë ditës së sotme kompania ka paralajmëruar se disa laptopë Apple janë cilësuar të pa sigurt sepse bateria tyre mund të nxehet shumë. Në njoftimin e saj, kompania kërkon nga të gjithë blerësit e këtyre laptopëve të ndalojnë përdorimin dhe t’i kthejnë ato.
Seritë e MacBook 15-inch, patën shitje të mëdha në shtator të vitit 2015 dhe në shkurt të viti 2017.

Përdoruesit mund t’i identifikojnë laptopët me problemeve nga numri serial që përmban produkti.

“Meqenëse siguria e konsumatorit është një përparësi kryesore, Apple po i kërkon klientëve të ndalojnë përdorimin e njësive MacBook Pro prej 15-inch,” thuhej më tej në deklaratën e kompanisë.

Gjithashtu, një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet një faqe e veçantë kur përdoruesit mund të kontrollojnë cilësinë e pjesëve në laptopët e tyre. Përpos kësaj, ai tha se në faqe do të gjendeshin edhe udhëzimet për ndërrimin e baterisë, një proces që mund të zgjasë një deri në dy javë.
Edhe pse nuk ka pasur asnjë raportim për sa i përket ngrohjes së tepër të baterisë, kompania ka deklaruar se do të jetë e sigurt, pasi nuk do të hasë të njëjtin problem si rivali i saj Samsung në vitin 2017, kur bateria e telefonit Galaxy Note 7 ishte nxehur aq shumë sa kishte pasur të dëmtuar. Një proces që pati një ndikim të madh ekonomik për gjigantin e teknologjisë së Koresë së Jugut./the Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë