Teknologji

Apple sjell emoji të improvizuar për persona me aftësi të kufizuar

Apple ka njoftuar disa emoji të ri – duke përfshirë një emoji me karrige me rrota, njerëz me shkopinj në këmbë dhe një aparat dëgjimi. Ato janë publikuar në Ditën Botërore të Emojit si pjesë e një lëvizjeje nga kompania e teknologjisë për të përfaqësuar më mirë njerëz me aftësi të kufizuara. Format e reja u propozuan vitin e kaluar, ndërsa Apple i solli këtë vit.

Një zëdhënës i Apple tha: “Duke festuar diversitetin në të gjitha format e tij të shumta është pjesë përbërëse e vlerave të Apple. “Këto opsione të reja ndihmojnë të mbushin një boshllëk të rëndësishëm në tastierën emoji”. Gjithashtu të përfshira në dizajne të reja janë variantet të reja, si kafshët dhe ikonat që tregojnë pajisje të ndihmave të shpejta.
Ndërsa sipas kompanisë disa emoji të reja do të vijnë në vjeshtë.

 

Më Shumë