Lajme

Apple kundër Google mbi rregullat e aplikacioneve

Apple ka revokuar aftësinë e Google për të ofruar aplikacionet e veta në iPhone, gjë që mund të shkaktojë çarje të madhe në gjigantin e kërkimit. Apple ka dënuar rivalin e saj për thyerjen e politikave, një ditë pasi mori të njëjtën veprim kundër Facebook.

Kjo masë u morë pasi të dy firmat përdorën qasje të veçantë për hulumtimin e tregut. Apple rivendosi akses në softuerin e Google ditën e enjte. "Ne jemi në procesin e marrjes së aplikacioneve tona të brendshme ", tha një zëdhënës për BBC. "Për të qenë i qartë, kjo nuk ka ndikim në shërbimet tona.”

Apple u lejon kompanive aftësinë për të ushtruar kontroll të veçantë mbi pajisjet e punonjësve në mënyrë që të shtojë sigurinë dhe kontrollin. Shumë firma e përdorin këtë për të shpërndarë aplikacione që mund të përmbajnë informacione private për punonjësit, por jo për publikun e gjerë. Disa firma gjithashtu shpërndajnë versione testuese ose beta të aplikacioneve që firma po punon, si në rastin e Google, Maps, Hangouts dhe Gmail.
Të dy firmat përdorin aplikacionet e brendshme të iOS për të ndihmuar punonjësit të kenë qasje në shërbime veçanërisht ato të udhëtimit.

Megjithatë, Apple ndalon në mënyrë të prerë që firmat të kenë qasje tek konsumatorët e rregullt. Të hënën u zbulua se Facebook kishte përdorur aksesin e ndërmarrjes së tij për studim tregu, në të cilin ishin përfshirë edhe adoleshentët. Të martën u bë e ditur se Google po bënte diçka të ngjashme me aplikacionin e vet, Screenwise. Apple ndërkaq është e vendosur në qëndrimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë