Lajme

Apple heq dorë nga produkti AirPower

Në një hap shumë të pazakont, Apple ka hequr dorë nga një produkt, sepse nuk funksiononte në mënyrë adekuate. AirPower ishte një matës i ngarkimit pa tel të dizajnuar nga Apple Inc.

Duket se testet e kësaj pajisje nuk rezultuan pozitive. "Pas shumë përpjekjesh, kemi përfunduar se AirPower nuk do të arrijë në standardet tona të larta dhe ne kemi anuluar projektin," tha firma.


Megjithatë, thashethemet rreth çështjeve me këtë produkt kishin qarkulluar që nga krijimi i tij në shtator 2017. Në atë kohë, Apple tha se do të ishte në treg së shpejti edhe për publikun.

Në një deklaratë të dërguar në BBC, Dan Riccio, kreu i inxhinierisë së hardware në Apple, tha: "Kërkojmë falje për ata konsumatorë që presin me padurim këtë lançim. Ne vazhdojmë të besojmë se e ardhmja e karikuesve është pa tela"

Produkti i anuluar mund të ndikojë në shitjet e kufjeve pa tel të kompanisë - AirPods - të cilat u promovuan dhe shiten me premtimin se do të ngarkoheshin duke përdorur AirPower në të ardhmen. Paketimi për AirPods përmbante një diagramë se si do të punonte AirPower. Rivalët e Apple, si Huawei dhe Samsung, kanë lëshuar tashmë produkte që i ngarkojnë pajisjet e tyre me valë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë