Lajme

Aplikacioni Pokémon Sleep: Edhe gjumi do të kthehet në argëtim

Kompania Pokemon është duke zhvilluar një aplikacion të ri, i cili quhet “Pokemon Sleep”. Ekspertët e lojës shpjegojnë në rrjetin social Instagram se aplikacioni i ri do të monitorojë gjumin e lojëtarit dhe do t’i përdorë këto të dhëna për të vazhduar lojën.
Nuk ka informacione të mëtejshme se si do të ndërtohet loja, por mendohet se do të jetë një fenomen global, njëjtë siç ishte edhe Pokemon Go, i cili u krijua në vitin 2016. "Ne duam ta kthejmë gjumin në argëtim", shpjegoi një drejtues ekzekutiv.

https://twitter.com/Pokemon/status/1133538378375241728

Duke folur një konferencë shtypi në Tokio, shefi ekzekutiv i kompanisë Tsunekazu Ishihara, tregoi se loja do të jetë në dispozicion të përdoruesve vitin e ardhshëm.
Sipas atij, përveçse një mjet argëtimi, aplikacioni do të mundësojë edhe një jetë të shëndetshme.

Të dhënat tregojnë se më shumë se 340 milionë njësi të lojërave të ndryshme janë shitur që nga viti 1996.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë