Rend dhe Ligj

Aplikacioni për leje-daljen, Rama: Nga nesër nuk ka më këshillime

“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit…”, – shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook. Rama e ilustron njoftimin e shkurtër me një video ku policia pyet qytetarë të ndryshëm, nëse janë pajisur ose jo me lejen e kërkuar.  

Vetëm një ditë më parë, Rama pranoi se kishte pasur probleme me aplikimin në E-albania për të marrë leje për pazar porse gjithcka do të zgjidhej brenda dy ditësh.

“Ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur probleme me aplikimin në e-albania por ka qenë një problem i lidhur me koordinimin e sistemit me kompanitë celulare. Prandaj keni pasur vështirësi, por sot dhe nesër policia do të jetë e ndërgjegjësuar që të mos adresojë në mënyrë të menjëhershme sanksionet dhe gjobat”, tha Rama një ditë më parë.

Më Shumë