Drejtësia

Apeli rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit

Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrezuar kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së një telefoni.

Bëhet fjalë për një telefon që është sekuestruar nga SPAK për disa hetime për Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta.

Ndaj Kryemadhit është bërë një kallëzim nga një avokat me argumentin se mund të ketë fshehur burimin e të ardhurave pas disa ndërhyrjeve estetike jashtë vendit.

Një tjetër hetim i SPAK për çiftin ka të bëjë me çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA, i njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh. Edhe në këtë rast, Prokuroria e Posaçme po kryen hetimet për burimin e të ardhurave.

Në kallëzim thuhet se partia që drejtohet nga Ilir Meta, pagoi miliona për të lobuar për një fotografi me Donald Trump.

Mes letër-porosive te përcjella, SPAK po pret ende përgjigje nga Qipro dhe nga San Marino. Por në këto hetime që janë ende te fokusuara tek shkresat e te huajve dhe kur bankat i kanë kopsitur përgjigjet për transfertat, maja e ajsbergut mbi këto çështje u bë e dukshme ditën kur deputetja Kryemadhi kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë kthimin e iPhone, që nuk u pranua nga të dyja gjykatat.

Po ashtu, një tjetër verifikim për Metën ka të bëjë me çështjen CEZ-DIA, për të cilin Meta ka dhënë sqarime në prokurorinë e posaçme, lidhur me marrëveshjen që në atë kohë shteti ka kryer me CEZ për mbledhjen e borxheve dhe që sipas hetimeve, ka shkaktuar një dëm prej 400 milionë lekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë