Lajme

Apeli rrëzon ankimimin e Klevis Balliut

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu. Apeli rrëzoi ankimimin e Balliut për këtë masë sigurie.
Ndërkohë, jashtë dyerve të Gjykatës, ish-deputeti Balliu është shprehur se Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk funksionon.
“Shqipëria sot është një vend ku ligji nuk funksionon. Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi diktatorial. Edi Rama do të përballet me forcën e ligjit. Do përballen të gjithë. Banorët e Unazës refuzojnë të përplasen me policinë për interesat e Edi Ramës. Këtu kapet vetëm ai që ka pirë një cigare hashash. Agallarët që vjedhin çdo ditë vazhdojnë të rrinë në Surrel”, u shpreh Balliu.
Klevis Balliu u arrestua më 13 tetor së bashku me disa banorë të Unazës, apsi bllokuan rrugën. Policia i arrestoi protestuesit, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.
Ai u lirua tri ditë më pas për t'u lënë në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë