Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën.
Kokëdhima u vu në qendër të vëmendjes në gusht të këtij viti, pasi kanosi dhe terrorizoi disa turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar tek lokali në pronësi të tij në Porto Palermo.
Seanca është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Gjykatën e Apelit Vlorë me dyer të mbyllura.
Avokati i Kokëdhimës ka parashtruar në Gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, në mënyrë që të ndryshohej masa e sigurisë, pasi mund t’i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit.
Përveç këtij argumenti, Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëjë konflikt me ndokënd.
Këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga gjykata, duke e lënë sërish në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.