Kampionati i 82-të kombëtar i Superiores ka shënuar sot një ngjarje të paprecedentë. Të dhjeta klubet e nivelit elitar të futbollit shqiptar kanë zbritur në fushë, sipas kalendarit të javës së dytë, për të lexuar kërkesën-apel ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, për shpëtimin e futbollit shqiptar.
Katër kërkesat e përsëritura shpesh ditët e fundit, klubet e Superiores i konsiderojnë mëse të realizueshme. Sipas tyre, futbolli nuk kërkon lëmoshë, por atë që i takon, ndërsa që Liga mbetet e vendosur për të vazhduar bojkotin deri në plotësimin e 4 kërkesave. Kapitenët e 10 skuadrave lexuan këtë apel drejtuar qeverisë:

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, për “Supersport” u shpreh: “Ajo që kërkojmë është në të mirën e futbollit. Dihet që futbolli ka probleme dhe siklete dhe ne shpresojmë shumë që të zgjidhet gjithçka, por nuk është në dorën tonë”. Kurse kapiteni i Kukësit, Emiljano Musta, theksoi: Duam shumë të jemi në fushë në kushtet që lexuam të gjithë kolegët. Duam të jemi si të gjithë profesionistët në të gjithë botën dhe shpresoj të kemi zgjidhje të shpejtë dhe të mos kthehemi pas në pandemi, si ajo që kaluam”. Sakaq, bojkoti i Superiores ka marrë vëmendje edhe në shtypin e huaj sportiv.
Katër kërkesat e Ligës
Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.
Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.