Shendet

Aparati i ri ul numrin e pacientëve që vuajnë nga ataku i astmës

Një lloj i ri aparati për ata që vuajnë nga astma mund të zvogëlojë rrezikun për atakë të frymëmarrjes.
Një provë zbuloi se aparati i ri, i cili kombinon dy medikamente që aktualisht merren veçmas për të mbajtur nën kontroll astmën, uli numrin e pacientëve që vuajtën nga atakët me një të katërtën.
Nuk ka kurë për gjendjen, por mjekimi i rregullt mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të simptomave.

Astmatikët trajtohen me dy aparate, që të dy lëshojnë një breshëri ilaçesh direkt në rrugët e frymëmarrjes për të trajtuar inflamacionin.
E para - zakonisht kafe - përdoret rregullisht për të parandaluar zhvillimin e simptomave. E dyta - zakonisht blu - përdoret për të lehtësuar simptomat gjatë një ataku astme. Ndërsa ato janë jashtëzakonisht efektive kur përdoren siç duhet, shumë pacientë me astmë nuk arrijnë të përdorin rregullisht aparatin "parandalues" ngjyrë kafe.

Shpresohet se kombinimi i dy ilaçeve në një do ta bëjë më të lehtë për pacientët që të kujdesen për veten.

Tim Harrison, një ekspert i astmës në Universitetin e Nottinghamit, tha se aparati do të çojë në një reduktim dramatik të numrit të atakëve të astmës.
Testi ndau më shumë se 3000 pacientë në dy grupe.
Njërit grup iu dha aparati i ri - i njohur si PT027 - dhe tjetrit vazhdoi të përdorte aparatet e tyre të zakonshëm blu dhe kafe.
Në fund të provës, pacientët që përdornin aparatin PT027 kishin një rrezik 27 për qind, për të reduktuar një atak të rëndë astme.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë