Politike

Anuloi Këshillin e Integrimit, Tabaku: Do ishin të pafalshme skenat e kaosit para ambasadorit Soreca

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, e planifikuar të mbahet sot (13 nëntor), ku pritej që ambasadori i BE-së Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023, u anulua për të shmangur kaosin e krijuar së fundmi në Kuvend.

Bashkëkryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat, tha se do të ishte e pafalshme që para ambasadorit ët BE-së të kishte skena të tilla bllokimi.

‘Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja. Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë’ tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë