Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Basha: Gjykimi i Europës po vjen!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reaguar sërish pas vendimit të marrë nga Presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve. Basha shprehet se ky vendim “u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal”. Sipas kryedemokratit, “Edi Rama më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit, pasi po i vjen nga Europa dhe nga populli”.

"Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli. Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane. Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi! Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët!", shkruan Basha.

Më herët, Basha u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama është një çështje e panegociueshme, tani që Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, duke i shtyrë ato.
“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
“Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, shprehet Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2445810412136792

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë