Lajme

Anti informaliteti “fryn” në Veri, procedohen zyrtarët e bashkisë Lezhë

Sot operacioni i policisë së shtetit për evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm ka vijuar në plazhet veriore të vendit. Shëngjini dhe Velipoja kanë qenë dy plazhet më të mëdha në veri, ku uniformat blu dhe tatimorët kanë bërë kontrollet e tyre.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, bëhet me dije nga policia se janë #liruar rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, e zënë në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte. Nga kjo sipërfaqe, 3500 m2 ishte në Shëngjin dhe 1000m2 në plazhin e Velipojës, ku janë sekuestruar rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.

Si përgjegjës për situatën e krijuar janë proceduar penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë. Me akuzën e  shpërdorimit të detyrës është proceduar shtetasi A. N., me funksion Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Task - Forcën të ngritur nga Prefekti i Qarkut Lezhë , proceduan penalisht 4 persona për  veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", konkretisht:

Edhe katër shtetas me inicialet, M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., me detyrë specialistë të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Lezhë janë proceduar penalisht, pasi këta shtetas kishin zaptuar hapësirën publike në Shëngjin.

Sipas policisë operacioni do të vijojë të shtrihet në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/946435752415186/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë