Ka ndodhur

Ansambli i Këngëve dhe Valleve, spektakël për të sëmurët te Covid2

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ka gjetur një formë të veçantë për të qenë afër të sëmurëve me Covid-19.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ka performuar para spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë pacientët e infektuar nga virusi.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, stafi mjekësor i spitalit dhe pacientët e prekur nga Covid-19 kanë dalë në ballkonet e dhomave ku janë të shtruar për të shijuar këngët popullore të kënduara nga Ansambli.

Ndërkohë nuk mungojnë edhe duartrokitjet për ta.

Në këtë betejë të ashpër prej 9 muajsh nga pandemia e koronavirusit, dhe ku shifrat e të infektuarve vijnë çdo ditë në rritje, ritmet e muzikës në këto kohë të ankthshme vijnë si një shpresë për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë