Trend

Anna Wintour: Modelet e preferuara dhe stili i pranverës 2020

Kush janë modelet më të kërkuara të momentit? Çfarë mund të veshi një person i cili qëndron në radhë të parë në një shfaqje mode?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që i drejtuan Anna Wintour dhe ajo u përgjigj për intervistën ‘Go ask Anna’. Intervista përkon me javën e modës në New York dhe i drejtohet botës së çuditshme dhe të mrekullueshme të pasarelës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe kush mund të fliste më mirë për këtë se dikush që i ka parë të gjitha?

Përsa i përket modeleve të saj të preferuara, Anna përmend Cara Delevigne dhe Kendall Jenner si emrat që pëlqen ti shohi më shumë nëpër pasarela. Ajo gjithashtu përmendi modelet e reja Anok Yai dhe Ugbad Abdi për daljet e tyre të fundit të cilat ishin me të vërtetë impresive.

“Ajo çfarë është shumë emocionuese për atë çka po ndodh aktualisht në pasarelë është se ka aq shumë diversitet, ka shumë dashuri për përmasat e ndryshme trupore dhe mendoj se po festohet shumë individualiteti”, thotë ajo. Ajo kërkon të njëjtën gjë tek rrobat gjithashtu, përtej cdo trendi apo ngjyre ajo çka Wintour do donte të shihte në koleksionet e pranverës është një përkushtim ndaj qëndrueshmërisë dhe vlerave.

“Dua të dëgjoj nga stilistët pse moda ia vlen”, shpjegon ajo më tej.

https://youtu.be/RTs68mqK0fY

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë