Bota

Anija e lundrimit ngec në akullin e Groenlandës me 206 persona në bord, 3 janë me Covid

Gazeta Si - Të mbërthyer mes akullit dhe me tre pasagjerë të izoluar, sepse rezultuan pozitivë me Covid. Por morali mbetet i lartë, pavarësisht përpjekjeve të dështuara për të rifilluar udhëtimin. Kjo është historia fatkeqe e “Ocean Explorer”, anija e lundrimit që u përplas në Groenlandë të hënën.

Udhëtimi është organizuar nga “Aurora Expeditions”, e cila në një deklaratë tha se tre rastet me koronavirus janë të izoluar dhe se pjesa tjetër e udhëtarëve janë mirë.

“Nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për pasagjerët, anijen dhe mjedisin përreth”, tha kompania në deklaratë.

Dhe një nga njerëzit në bord, i intervistuar nga “Australian Nine News”, bën shaka për gjendjen e tij: "Shqetësimi më i madh për momentin është se do t'i mbarojë alkooli".

Por pritja do të vazhdojë për 206 personat, përfshirë ekuipazhin dhe udhëtarët, të cilët janë aktualisht në anije.

Ditët e fundit, në fakt, janë tentuar disa manovra për t'u çliruar nga akulli me ndihmën e baticës. Pa sukses, për fat të keq. Dhe nuk mjaftoi as ndihma e “Tarajoqit”, një anije kërkimi peshku.

Jo të gjitha rrugët për të ndihmuar “Ocean Explorer” janë provuar ende. Në këtë kohë, anija e marinës daneze “Knud Rasmussen” është në rrugën e saj për të shpëtuar lundrimin fatkeq.

Ishte anija më e afërt në det me anijen e lundrimit: vetëm 2200 kilometra larg nga Alpefjord, e cila ndodhet në parkun kombëtar të Groenlandës.

Ardhja e mjetit detar danez pritet të premten, kur do të bëhet një tjetër përpjekje për të zhbllokuar “Ocean Explorer” me ndihmën e baticës.

104 metra e gjatë, 18 metra e gjerë dhe mbi 1400 kilometra larg kryeqytetit të vendit arktik, anija monitorohet vazhdimisht nga kompania që organizoi udhëtimin dhe nga Komanda e Përbashkët Arktike, autoriteti danez përgjegjës për garantimin e mbrojtjes (dhe sovraniteti) rreth Groenlandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë