Futbolli anglez po përgatitet të përqafojë përsëri tifozët e tij. Në finalen e Carabao Cup mes Tottenham dhe Manchester City, të planifikuar në Wembley më 25 prill, do të pranohen deri në 8,000 spektatorë, me një pjesë të biletave të destinuara për tifozët e dy klubeve dhe një pjesë të rezervuar për banorët dhe stafin e NHS, sistemi shëndetësor britanik.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi londinez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku sqaron se është miratuar tashmë prania e 8000 tifozëve në shkallët e “Wembley”-t, ose e 10% të kapacitetit të plotë të stadiumit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se ende nuk është vendosur si do të përzgjidhen tifozët që do të lejohen të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, pasi qeveria britanike ka propozuar që të futen vetëm ata që kanë arritur të vaksinohen.
Një javë nga finalja e Carabao Cup, më 18 prill, stadiumi londinez do të presë 4,000 tifozë për gjysmëfinalen e parë të FA Cup mes Leicester dhe Southampton, ndërsa më 15 maj numri do të rritet në 21,000 me rastin e finales. Bëhet fjalë për një hapje graduale e një numër në rritje të shikuesve gjatë një muaji, në mënyrë që të vlerësohet ndikimi i këtyre rihapjeve në situatën epidemiologjike, në një vend ku më shumë se 50% e të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës anti Covid. Do të ketë 9 ngjarje në total, mes sportit e spektaklit, që do të hapen pjesërisht për publikun në javët e ardhshme në Angli: një lloj “eksperimenti i parë”, me shpresën për të qenë në gjendje të kthehen në normalitetin e plotë në verë, në funksion të Kampionatit Evropian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.