Futboll

Anelka: Te Real Madrid provova makthin, kishte armiqësi ndaj meje

Ishte pothuajse e sigurt që dokumentari në Netfli  mbi Anelka do të shkaktonte polemika. Mbi të gjitha, sepse francezi është një personazh i veçantë, i cili gjithmonë është ndier… i keqkuptuar. ish-futbollisti francez flet për karrierën e tij, veçanërisht momentet negative. Siç është padyshim transferimi te Real Madrid, që për pothuajse çdo lojtar në botë do të ishte një ëndërr. Jo për Anelka, i cili kaloi një makth të vërtetë, që nga dita e parë. Ishte periudha që Real po përgatitej të ‘’mbushej’’ me Galacticos dhe që sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve.

“Pas konferencës për shtyp të prezantimit, unë shkova në dhomën e zhveshjes dhe u ula. Isha i pari që mbërrita aty. Pastaj filluan të vijnë lojtarët e tjerë, duke më thënë: ky është vendi im… Pastaj pyeta: më falni, a mund të ulem këtu? Edhe një tjetër erdhi e më tha: ky është vendi im. Kjo gjë u përsërit të paktën 20 herë, kështu që thashë me vete: Çfarë po bëj këtu? Kjo është armiqësi. Por, ajo që kam përjetuar atë ditë ishte vetëm fillimi i makthit atje”.

“Atje duheshin bërë sakrifica, por unë isha shumë i re për t’i kuptuar. Kishte shumë presion mbi mua. Dilja në gazeta çdo ditë. Gjërat nuk po shkonin mirë në fushë. Nuk mund të kisha një jetë private. Nuk mund të bëja asgjë. Unë isha 20 vjeç, por nuk mund të dilja nëpër rrugë. Gjithçka që bëja dilte nëpër gazeta mëngjesin tjetër”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë