Kanë udhëtuar me tren nga Tirana për në Shkodër, në kërkim të një andrre, asaj në tren… E në kërkim të kësaj ëndrre, duke u rikthyer pas në kohë, në vitet 40- 50-të janë mbi 500 adhurues të jazzit. Nga stacioni i trenit, festa është zhvendosur në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Dhjetëra të rinj i janë bashkuar kësaj feste, të veshur për swing.
Në Shqipëri kjo rrymë nuk është shumë e përhapur, por ka një kategori njerëzish që e pëlqejnë dhe ndjekin nëpër club ku luhet jazz.
Për rreth 12 orë maratona shoqërohet me muzikë live në një udhëtim që nis në Tiranë me objektiv Shkodrën, qytetin e veçantë verior. “Andrra n’tren” organizohet për herë të tretë në Shqipëri nga shoqata kulturore Hemingway.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.